Pogradec, arrestohet 15-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren
Një 15-vjeçar është ndaluar nga policia e Pogradecit ditën e sotme.
Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.
Ndërkohë, sipas pretendimeve të vajzës, e cila ka deklaruar edhe në polici, ajo thotë se ka pasur njohje me djalin, i cili ka hyrë disa herë në shtëpia e saj.
Ajo ka rrëfyer se është kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Sipas burimeve bëhet me dije se autori është me probleme të shëndetit mendor, i kartelizuar.
Të njëjtët burime thonë se autori e viktima janë në të njëjtën shkollë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
