Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 14-vjeçaren, Policia e Beratit arreston mësuesin 62-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2022, 21:37
Policia e Beratit ka reaguar lidhur me denoncimin për një nxënëse 14 vjeçe që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, në shkollën e fshatit Barç, Skrapar,
Policia bën me dije se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B. (mësues), në ambientet e Komisariatit.
Gjithashtu, në ambientet e Policisë së Beratit, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates.
Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale "Ngacmimi seksual".
Rasti është transmetuar në emisionin investigativ ”Fiks Fare”.
