Sponsor për të parë Juven, SPAK: Zoto pagoi 2250 euro që Dervishaj të ndiqte ndeshjen Juventus-Barcelona

Teksa kërkimet për 6 personat që i shpëtuan urdhërarrestit të SPAK vijojnë, Prokuroria e Posaçme pretendon se Klodian Zoto ka blerë për Arben Dervishajn dy bileta të Juventus në çerefinalen e Champions League, si edhe fjetjen në një hotel luksoz në Tel Aviv të Izraelit.

Tifozeria për ekipin e Juventus duket se ka qenë një prej indicieve të SPAK për të zbuluar lidhjet e biznesmentin Arben Dervishaj me Klodian Zoton.

Prokuroria e Posaçme pretendon se Dervishaj, i cili kishte rolin e mbikqyrësit të punimeve për incineratorin e Fierit, ka udhëtuar të paktën dy herë drejt Torinos së bashku me Zoton për të parë ndeshjet e bardhezinjve.

Konkrektisht sipas SPAK, Zoto ka paguar për 2250 euro për një biletë që Dervishaj të ndiqte nga stadiumi ndeshjen Juventus vs Barcelona, e luajtur më 11 prill të vitit 2017, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.

Ndërsa dy vite më pas më prill 2019, Prokuroria pretendon se Zoto ka paguar për Dervishajn dhe Alqi Bllakon 4,305 euro që këta dy të fundit, sëbashku me të, të ndiqnin çerkfinalen e Champions League Juentus-Ajax nga shkallët e stadiumit.

Një tjetër udhëtim i Arben Dervishajt që dyshohet se është sponsorizuar nga Klodian Zoto ka qenë ai i qershorit 2017, ku biznesmeni ka udhëtuar sëbashku me vajzën e tij, Rea Dervishi drejt Tel Avivit.

Sipas Prokurorisë është e provuar se qëndrimi në hotel në Izrael është paguar nga Zoto dhe fatura ka qenë 1920 dollarë.

Nga ana tjetër sipas SPAK është gjithashtu e provuar se Dervishaj ka firmosur si të realizuara disa shërbime, të cilat nuk janë bërë.

Në bazë të këtyre pretendimeve, Dervishaj akuzohet për korrpsion pasiv në funskionin e e tij publik si mbikqyrës i punimeve nga kompania e Klodian Zotos, “Integreated Technology Ëate Treatment” për incineratorin e Fierit.

Por pas senacës për masën e arrestit, avokati mbrojtës i biznesmentit, Sokol Hazizaj ka pretenduar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, duke deklaruar se Prokuroria nuk ka kryer asnjë akt ekspertues për të bërë një vlerësim konkret.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.