Rama del blof me “Manhatanin e Zagrebit” për të mbrojtur portin e Durrësit: S'e verifikova, ishte gabim
Duke folur në Vlorë për investime, kryeministri Edi Rama kundërshtoi argumentet e opozitës mbi projektin e Durrësit duke e mbrojtur dhe një herë.
Lidhur me postimin në Twitter ditën e enjte për projektin e investitorit arab Alabbar në Zagreb të Kroacisë, i cili bëri bujë pasi në të vërtetë rezultonte se ai projekt nuk ishte zhvilluar kurrë, Rama kërkoi sërish ndjesë.
Rama: Ishte një lajm që nuk e verifikova si duhet dhe e nxora. Kërkova ndjesë, ishte gabim. Për herë të parë shtetit shqiptar është ortak në një investim kaq të madh. Shteti shqiptar nuk merr vetëm taksa por merr dhe pjesën e fitimit. Shteti shqiptar merr 33% sepse as unë dhe as ata që punojnë me mua për këtë projekt të madh apo për projekte të tilla nuk janë për ta marrë atë 33% për vete.
Më herët ndjesën e kishte adresuar përmes Twitterit.

Rama: Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!
Ky projekt nuk u realizuar pasi ëytetarët kroatë dhe opozita atje u ngritën dhe rrëzuan vendimin e kryebashkiakut të Zagrebit, për projektin që kishte shumë mister brenda.
