Premtimi i Ramës: Fluturimin e parë nga aeroporti i Vlorës do ta kemi në fillim të vitit 2024
Nga Vlora me tur-operatorët vlonjatë, kryeministri Edi Rama u shpreh se Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit.
Ai theksoi se në aeroportin e Vlorës punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024.
Rama: Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit.
Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.
