Kosova fiton në Arbitrazh përballë bankës, Kurti: I kursyem buxhetit 30 mln dollarë
Republika e Kosovës ka triumfuar sot në Arbitrazh duke ftuar përballë institucionit mikrofinanciar “IUTE CREDIT.
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Avokaturën Shtetërore mbrojtën Republikën e Kosovës në këtë çështje, duke i kursyer vendit mbi 30 milionë euro.
“Republika e Kosovës fiton edhe një rast në arbitrazhin ndërkombëtar” u shpreh ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
I lumtur për këtë fitore u shprehe dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai tha se Kosova u përfaqësua në mënyrë dinjitoze në këtë arbitrazh.
“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat” shkroi Kurti në Facebook.
Institucioni mikrofinanciar “IUTE CREDIT” kishte çuar në arbitrazh ndërkombëtar Republikën e Kosovës, në shkurt të vitit 2020. Deri të ky arbitrazh erdhi pasi Banka Qendrore e Kosovës i mori licencën kësaj banke.
Në kohën kur institucioni mikrofinanciar estonez kishte dërguar vendin në arbitrazh, pati deklaruar se licenca i ishte marrë pa ndonjë sqarim.
Kompania në fjalë deklaroi para arbitrazhit ndërkombëtar se Kosova shkeli detyrimet ligjore në momentin kur revokoi licencën e Iute Credit.
