“Hajdeni në takimin e Ramës ose do të ketë masa” PL publikon mesazhet në WhatsApp
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook se punonjësit e administratës publike po kërcënohen për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës.
Ai shkruan se ka publikuar disa mesazhe në WhatsApp dhe shkruan Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës.
Blushi: Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me "mbajtje përgjegjësie" (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shumë e dënueshme penale. Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës.
Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës. Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe të zbatimit të ligjit. Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!


