Hallet e studentëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Nga Tirana, në Prishtinë e deri në Shkup studentët shqiptarë kanë thuajse të njëjtat halle.

Në Shqipëri problemet e të rinjve që ndjekin studimet e larta janë të shumta që nga cilësia e arsimit e deri te çmimet e shtrenjta që ua kanë vështirësuar jetesën.

Rritja e çmimeve i prek masivisht. Mungesa e punësimit në fushën që ti studion janë të pakta ndërkohë që në konvikte nuk është nevoja të flas fare pasi dihet gjendja e tyre. Kushtet janë mizerable," tha Kiara Mamushi, studente Shqipëri.

Në Kosovë studentët atje thonë se më së shumti kanë nevojë për arsim dinjtoz se sa mbështetje financiare.

"Shërbimi në universitet është pa pagesë, ndryshe nga ju në Tiranë që keni tarifa të larta në arsim. Ju duhet më shumë cilësi në arsim që pasi të diblomohen të lidhen me tregun e punës e ti shërbejnë vendit," tha Ilir Kiçmari, student Kosovë.

Korrupsioni e plagjiaturat janë një tjetër problem.

"Profesorët nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik për faktin që mungon puna shkencore. Cilësia në arsimit e lartë në përgjithësi është e ulët," tha Rron Gjinovci, ORCA.

Në Maqedoninë e Veriut këtë vit buxheti për arsimin do të jetë më i ulët ndërsa të rinjtë ankohen për kushtet në konvikte e universitete.

"Kushtet në konviktet studentore atje janë të tmerrshme. Kemi pasur informacione që studentët kanë pasur sëmundje infektive për shkak të mungesës së kushteve sanitare. Fakulteti i shkencave kompjuterike në universittin më të madh në Maqedoninë e Veriut nuk ka objekt," tha Blendi Hodai, student MVR.

Për të diskutuar në lidhje me sfidat që ndeshin të rinjtë, Qëndresa Qytetare zhvilloi për herë të parë në Tiranë, Kongresin Studentor.

Nga ky Kongres do të dilet me dy kërkesa, ndërtimin e 4 mensave për studentët dhe rritjen e buxhetit për arsimin.

"Ndërtimi i katër mensave publike në Tiranë, që duhet të vendosen në katër godina. Kjo pasi rreth 50% e kostove të studentëve në Tiranë e merr ushqimi," tha Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

Në Kongres morrën pjesë rreth 130 studentë nga Shqipëria dhe trevat.