Arrestohet personi që dhunoi gazetarin Adriatik Doçi
Arrestohet personi që dhunoi me grushta gazetarin Adriatik Doçi.
Ngjarja u shënua më 13 nëntor 2022 në rrugën "Bavaria", në Kamzë.
Policia thotë se personi i dyshuar është 32-vjeçari Redon Skutera
"Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën "Ndre Mjeda", Tiranë" njoftoi policia.

Policia sqaron se i riu me datë 13 nëntor, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin Doçi, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Arrestimi i shtetasit Redon Skutera u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
