(VIDEO) Kosova e “re” ndalet në barazim me 4 gola në “Fadil Vokrri”

Barazim për Kosovën në miqësoren ndaj Armenisë, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Takimi u mbyll në barazim 2-2 por skuadra e trajnerit Alain Giresse luajti me një formacon të ri që nuk e lejoi të ishte më agresive.

Goli që e vendosi pjesën e parë erdhi në minutën e 24-të, u shënua nga Zhirayr Shaghoyan. Armeni mori një top në afërsi të zonës dhe shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.

Në minutën e 66-të Kosova fitoi penallti, pas një ndërhyrje në zonë. Nga pika e bardhë ishte i saktë Lirim Kastrati që shënoi për 1-1, por armenët që kishin një skuadër dukshëm më me përvojë arritën të kthehen në epërsi në minutën e 82-të me Kamo Hovhannisyan.

Kosova nuk u dorëzua dhe arriti barazimin në minutën e 93-të me Donat Rushanin i cili afrohet bukur afër zonës, gjuan dhe fal një devijimi të vogël topi shkon në rrjetë për 2-2.