Italia test i rëndësishëm, Uvil Zajmi: Pres shumë nga Broja, na mungon një lider në kombëtare
Shqipëria ka arritur që të sigurojë marrëveshjen për miqësoren me Italinë, e cila zbret sonte në mbrëmje në Air Albania.
Para këtij takimi, Uvil Zajmi në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News” me moderatorin Drilon Xhepollari shprehu kënaqësinë për këtë miqësore të veçantë duke njohur lidhjen mes vendeve.
Uvil Zajmi: Ndeshja me Italinë ka gjithmonë impakt. Shumë shtete do ta donin miqësoren me ta, është fati jonë. Pavarësisht se nuk është ekipi i bujshëm, unë e quaj ndeshje me shumë vlerë pasi na vijnë në Tiranë për herë të parë. Është arritje e FSHF, nuk ndodh shpesh një gjë e tillë. Kemi kaq shumë kujtime me Italinë, kemi rininë tonë, nostalgjinë dhe na lidhin shumë faktorë.
“Lojtarët tanë janë pjesë e Serisë A, nuk e njohin frikën. Shqipëria nuk ka lider? I mungon edhe Italisë, nuk është vetëm problemi ynë. Edhe ne na mungon një lider. Megjithatë nuk mund të jetë ky problemi i rezultateve. Liderat nuk gjenden shpesh, por kur vesh fanellën e Kombëtares, të gjithë duhet të jenë lider. Pres shumë nga Broja, nuk po del ende te loja e tij, te shpërthimet e tij. Uzuni më pëlqen shumë, është goleador.”
