Gana harron fanellat në shtëpi, rrezikon të debutojë me bluza të huazuara

Kur duhen edhe 5 ditë nga Kupa e Botës 2022, skuadrat kanë nisur tashmë punën për t'u bërë gati edhe pse nga ekipet afrikane vijnë përherë lajme të pazakonta.

I tillë është ai që lidhet me bazën materiale të Ganës. Ndoshta nga gëzimi i madh që "Yjet e Afrikës" po fluturonin drejt Katarit, ata harruan në shtëpi fanellat dhe gjithë bazën materiale duke rrezikuar ndeshjen debutuese të grupit H në datën 24 kundër Portugalisë.

Për shkak të vështirësisë që kanë postat ganeze për të qenë sa më efikase, fanellat mund të mos mbërrijnë në kohë në Doha. Tani nuk na mbetet veçse për të pritur debutimin e skuadrës së Otto Addo dhe për të mësuar nëse posta ganeze ia ka dalë mbanë ta dorëzojë pakon në kohën e duhur.