Gjergji Stefa analizon kombëtaren: Reja e mbylli ciklin, është momenti që Lorik Cana të jetë trajneri i Shqipërisë
Gazetari i “Supersport”, Gjergj Stefa, ka analizuar kombëtare e Shqipërisë.
Në misionin “Sport Magazine” në “Ora News” që moderohet nga Drilon Xhepollari, Stefa u shpreh se ka ardhur koha që Kombëtarja të drejtohet nga një shqiptar, duke propozuar emrin e Lorik Canës.
Gjergj Stefa: Më pëlqen lista. Shqipëria ka filluar rinovimin në këtë miqësore luksi. Reja ka afruar futbollistë si Broja dhe Muci, por edhe lojtarët e Superiores. Ky do të jetë test i bukur miqësor pasi lojtarët tanë që luajnë në Serinë A do të përballen me miqtë e tyre. Pse jo, duhet të tentojmë një rezultat pozitiv. Pavarësisht rezultateve jo të mira, këta lojtarë po piqen, Asllani ka fituar më tepër minuta te Interi, Broja ka luajtur më tepër minuta te Chelsea.
Sias tij sa i përket futbollit jemi dobët në arenën ndërkombëtare.
Gjergj Stefa: Lojtarët e Superiores? Duhet të jemi realist, jemi dobët në arenën ndërkombëtare. Megjithatë duhet të shohim shembullin e Uzunit, këtë fat mund ta kenë edhe lojtarët e Superiores tani. Një mes tyre mund të jetë dhe Skuka. Këto ndeshje janë shanse të mira për të hequr frikën dhe për të rritur besimin se këta lojtarë janë gati për nivele të tilla.
Stefa thotë se ndoshta ka ardhur momenti që ish-lojtarëve si Skela e Cana, t’u jepet shansi.
Gjergj Stefa: Reja? Sipas Sonketës, 90 përqind e njerëzve kanë opinion të mirë për Rejën si individ, për shkak të kulturës dhe edukatës që përcjell. Më shumë se 75 përqind e njerëzve kanë preferuar për ndërrimin e trajnerit dhe duan një trajner shqiptar. Ndoshta ka ardhur momenti që ish-lojtarëve si Skela, Cana, t’u jepet shansi. Mendimi im personal, kur Dalic me një CV modeste që nga Dinamo në Arabi, të drejtoj një grup kampionësh si Kroacia dhe i dërgoj deri në nivele të larta, pse jo.
“Ndoshta një ish-futbollist shqiptar që ka luajtur në nivele të larta si Cana, duhet t’i kthejmë sytë te ta. Zakonisht Kombëtaret po marrin trajner vendas, i njohin mirë mentalitet e vendeve të tyre, vetëm Greqia ka të huaj. Ervin Bulku ka 7 vite në stafin kombëtar dhe e drejtoi Shqipërinë U-17 drejt kualifikimit historik.”, tha ai.
