Makina elektrike BMW deri në 109 mijë pound për yjet e Real Madrid

Real Madrid dhe kompania gjermane e prodhimit të makinave, BMW janë në një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi që parashikon edhe reklamimin e tyre nga ana e lojtarëve të cilët kanë mundësi zgjedhjeve.

Kjo praktikë është ndjekur edhe nga klube të tjera europiane por këtë herë risia është dashuria ndaj ambjentit që kanë këto makina. Tërësisht elektrike prototipët që u vunë në dispozicion të kampionëve të Europës. Benzema, Ancelotti dhe Modric zgodhën modele 100 % elektrike BMW iX ose i4, makina me vlerë nga 53 mijë pound deri në 109 mijë.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në shtëpinë e Real Madrid që i dha fund bashkëpunimit 20-vjeçar me rivalët e BMW, Audin, markë që mbështet edhe Bayern Munchen në Gjermani.

Makina elektrike BMW deri në 109 mijë pound për yjet e Real

Makina elektrike BMW deri në 109 mijë pound për yjet e Real