Reja dhe Berisha sfidojnë Italinë: Të japim maksimumin

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha folën në konferencën për shtyp përpara ndeshjes miqësore të së mërkuës kundër Italisë. 

Edoardo Reja:

"Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Shpresoj të bëj një hap përpara krahasuar me ndeshjet e fundit. Më vjen keq për disa lojtarë që disa klube nuk na kanë lejuar t'i përdorim. Moduli do të jetë i njëjti sepse na jep siguri dhe garanci.

Do të kemi shumë mungesa si Cikalleshi, Balaj apo Gjimshiti por ata që do të luajmë do të japin maksimumin. Unë jam italian por nesër nuk do të bëj tifo për Italinë. Uroj një ndeshjebtë bukur, ndoshta 3-3 apo 4-4 edhe pse Berishq ndoshta nuk është i kënaqur për këtë. Jam i sigurt që do të prekem në momentin e himnit të të dyja skuadrave".

Etrit Berisha:

"Atmosfera është e mirë edhe pse jemi ende një ekip me mentalitet ballkanik. Mendoj se jemi ekip me cilësi për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. I njoh kundërshtarët por shpresoj të mos bëjmë të njëjtat gabime si në ndeshjet e fundit pasi Italia ka lojtarë me nivel. Ndaj skuadrave të mëdha luajmë mirë dhe kam besim se do të bëjmë paraqitje pozitive edhe këtë herë. 