Trajneri kampion Europe, Roberto Mancini, vlerëson Shqipërinë
Roberto Mancini beson se Italia mund të nisë një cikël të ri në këtë periudhë që starton me miqësoren e Tiranës. Dukshëm i mërzitur për mungesën e skuadrës se kaltër në Katar 2022, trajneri i kaltër theksoi:
Roberto Mancini:
"Ky është fati jonë. Kundër Maqedonisë së Veriut luajtëm një ndeshje absurde që ndodh një herë në 100 vjet. Është një muaj shumë i vështirë që nuk ka nisur ende. Gjithsesi duhet të shikojmë aspektin pozitiv sepse do të kemi kohë për të bërë vlerësimet e duhura në mënyrë që në muajin mars të jemi gati për eleminatoret.
Sinqerisht, që prej muajit mars e kam përjetuar shumë keq këtë situatë por ne i gabuam shanset tona. Për fat të keq, ky është futbolli, pas një gëzimi të madh erdhi shuplaka. Tani duhet të punojmë në mënyrën e duhur që të përpiqemi që kjo gjë të mos ndodhë më.
Në këtë ndeshje do të testojmë lojtarë të rinj. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të bukur dhe le të shikojmë se si do të shkojë. Të gjithë shqiptarët që luajnë në Itali janë lojtarë shumë të mirë. Unë mendoj se djemtë janë të ndërgjegjshëm për situatën që po kalojmë. I njoh mirë disa lojtarë shqiptarë. është kënaqësi që jam këtu në Tiranë.
Chiesa është rikthyer dhe është në gjendje të mirë por duhet të rifitojë formën, ndërsa Zaniolo është një lojtar që është shumë i rëndësishëm për ne.
Leonardo Bonucci:
"Më mbush me lumturi fakti që jam këtu me skuadrën edhe pse për dy miqësore. U kam thënë brazilianëve dhe argjentinasve të Juves që dua të shkojnë sa më larg. Ndaj Shqipërisë në Shkodër hasëm vështirësi por kjo skuadër ka më shumë talent dhe eksperiencë"
.


