Një shqiptar arbitër në ndeshjen Shqipëri-Itali

Surprizë nga FIFA në lidhje me emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësi sonte në mbrëmje në "Air Albania Stadium" për sfidën miqësore Shqipëri-Itali.

Bëhet fjalë për arbitrin e Federatës Kosovare të Futbollit, Genc Nuza. Vetë Nuza shprehet se ky është një sukses i madh për të personalisht por edhe një ëndërr e realizuar.