Botërori, asnjë problem për oraret e ndeshjeve në Kontinentin Europian

Nga futbolli i klubeve, vëmendja tashmë zhvendoset në lojën e kombëtareve për edicionin e 22 të Kupës së Botës që do të startojë të dielën në Katar. Asnjëherë më parë një eveniment i tillë nuk është luajtur në dimër dhe asnjëherë më parë në një vend me një sipërfaqe kaq të vogel ku mund ta përshkosh të gjithë gadishullin për rreth dy orë me makinë.

Në këtë fazë të vitit, Katari është më i freskët dhe këto temperatura (20-30 gradë celcius) zgjasin deri në shkurt. Përsa i përket orarit, me Shqipërinë e ndajnë dy orë diferencë prandaj ndeshjet mund të ndiqen pa asnjë problem në vendin tonë.

Ndryshe nga Botërori 2002 në Japoni dhe Kore por edhe ai i vitit 2014 në Brazil, europianët nuk do të bëjnë sakrifica të mëdha për të ndjekur sfidat e ndara në 4 fasha orare.