Ferrari shkarkon Mattia Binotto-n, emërohet drejtuesi i Alfa Romeos

Ferrari bën ndryshimin e madh, drejtuesi kryesor Mattia Binotto është shkarkuar pas zhgënjimit të shkaktuar nga njëvendëshja e kuqe këtë sezon. Në vendin e tij emërohet menjëherë drejtuesi aktual i skuadrës Alfa Romeo, Frederic Vasseur.

Prej shumë muajsh, në shtëpinë Ferrari, tensioni ishte rritur si pasojë e problemeve që ka shfaqur makina nga Maranello në pjesën e dytë të sezonit.

Leclerc dhe Sainz nuk arritën të rivalizonin për asnjë moment me dyshen Verstappen-Perez ndërsa në ndalesat e fundit, vendin e dytë të Ferrarit e ka sulmuar edhe Mercedes GP që ka fituar terren ndaj skuadrës italiane.