Motra e Georgina Rodriguez i lutet asaj dhe kunatit CR7 ta ndihmojnë…
Partizio Rodriguez, motra e Georgina Rodriguez bën një deklaratë të papritur teksa akuzon motrën e saj për mungesë humanizmi. Ajo rrëfen se momentalisht është në një gjendje shumë të keqe financiare por e fejuara e Cristiano Ronaldos, e cila zotëron bizneset e saj tashmë, nuk pranon të komunikojë e aq më pak të ndihmojë motrën.
“Jam e mbaruar dhe motra ime nuk më ndihmon. Ajo që më dhemb më shumë janë fëmijët e mi, jo unë, në fund të fundit një copë bukë mund të ha, por fëmijët e mi që janë nipat e saj. Ndonjëherë kam mjaft për të ngrënë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të paguar qiranë, ndonjëherë jo. Si motër nuk e pres gjithë këtë”.
Babai i motrave Rodriguez ndërroi jetë tre vite më parë ndërsa marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e afërt edhe pse Patrizia i ka shkruar shpesh herë duke i shtrirë dorën madje këtë e ka bërë edhe me kunatin, Cristiano Ronaldo.
“Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime. E di që ajo nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, duke qenë se është mbështetëse dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipat dhe mbesat. Nëse nuk doni të jeni me mua, jini me nipërit tuaj, shprehet Partizia mes lotësh.
