Vjen Botërori, Gjergji Stefa: La Casa de Quiz, risi në median sportive

“Ne si staf e kemi fituar Botërorin tone.”

Kështu shprehet Gjergji Stefa kur bëhet fjalë për La Casa de Quiz.

La Casa de Quiz për herë të parë është zhvilluar më 1994 ndërsa është risjell pas shumë vitesh dhe pritet të mbyll siparin e tij.

Në një intervistë në emisionin “Sport Mabazine” në Ora Neës me moderatorin Drilon Xhepollari Stefa tregoi më shumë rreth organizimit të këtij kuizi.

“La Casa de Quiz? Tentuam pas më shumë se 28 vitesh që ta risjellim në skenë. Fillimisht kanë qenë 400 pjesëmarrës dhe sot në mbrëmje, do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë. Janë të fjithë njerëz me informacion nga kupa e botës dhe të premten do të jetë finalja e madhe për të prezantuar fituesin këtij konkursi që ka pasur lojëra pa fund. Kanë qenë konkurrent të jashtëzakonshëm dhe unë i falënderoj për impenjimin e tyre në këtë konkurs. Dua të falënderoj dhe Egi Duron dhe të gjithë stafin.”

Dikur ka qenë pjesëmarrës në një kuiz të tillë ndërsa tashmë e modern, por si ishte eksperienca për të?

“Ndryshimi është i madhe, se nuk kishte teknologji. Ata dinë gjithçka nga futbolli botëror. Unë them që ne të gjithë dhe publiku në veçanti  ka përftuar informacione të mëdha përmes garës. Besoj se ne si staf e kemi fituar Botërorin tonë”, tha Stefa.