Incineratori i Fierit/ SPAK: Dervishaj miratoi faturat fiktive për 4 mln euro, Me Klodian Zoton udhëtime private në Itali
Mes personave të arrestuar në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK që firomosi 11 urdhërarreste është dhe Arben Dervishaj.
Arrestimi i Dervishajt u mësua sot dhe ai është pronar i kompanisë AVE CONSULTING e cila ka bërë supervizimin e projekteve të incineratorëve.
Sipas SPAK Dervishaj cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare ka pasyqyruar situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro.
Shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali" thuhet ne njoftimin e SPAK
Gjithashtu ai ka qenë dhe anëtar i Shoqatës së Ndërtuesve dhe zv.President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
