Partizani inaguron me fitore stadiumin e ri, Skuka nderon të kuqtë

Xhuliano Skuka me nga një gol në çdo pjesë, mjaftoi që Partizani të thyejë Bylisin në ndeshjen e parë në shtëpinë e tij të re, investimin që ka kushtuar rreth 10 milionë euro.

16 herë kampiomët e vendit do ta mbajnë mend gjatë datën 14 nëntor pasi i japin fund ecejakeve të pafundme duke hapur një kapitull të ri.

Ndeshja ndaj Bylisit dhe në praninë e mijëra tifozëve të kuq në shkallë, nisi me ritëm të çmendur për skuadrën e Giovanni Colella-s ndërsa në të 17-ën Skuka zhbllokoi nga pika e bardhë duke zyrtarizuar festën. Me këtë fitore Partizani barazon Tiranën në krye të klasifikimit me 22 pikë.