Cristiano zbrazet dhe akuzon për tradhëti trajnerin Ten Haag

Cristiano zbrazet dhe akuzon për tradhëti trajnerin Ten Haag. Portugezi ndihet i "tradhëtuar" nga tekniku holandez por edhe nga klubi i kuq.

Cristiano zbrazet dhe akuzon për tradhëti trajnerin Ten Haag

Në një intervistë për Piers Morgan në "Talk TV", CR7 shtoi se gjatë merkatos se verës mori premtimin nga klubi dhe trajneri holandez se do të lihej i lirë për t'u bashkuar me një skuadër të Champions League por kjo gjë nuk ndodhi dhe ai u detyruavtq qëndronte i "burgosur" në "Old Trafford".

Cristiano zbrazet dhe akuzon për tradhëti trajnerin Ten Haag

"Mendoj se tifozët meritojne të dinë të vërtetën. Unë kam dashur gjithmonë më të mirën për klubin. Prandaj unë erdha te Manchester United. Që prej vitit 2013 kur u largua Ferguson nuk ka ndryshuar asgje.  Unë e dua United dhe tifozët por gjërat duhej të ishin bërë ne mënyrë shumë të ndryshme. Momentalisht nuk kam fare respekt për trajnerin sepse as ai nuk ka për mua. 

Kur vendosa të vija këtu, ndoqa zemrën time. Sir Alex më tha që nuk do të ishte e pranueshme të bashkohesha me Man. City dhe unë i thashë: Ok boss.

Klubi kërkoi të më shtynte të largohesha dhe jo vetëm trajneri por edhe të gjithë ata rreth tij dhe shoqërisë. Unë e ndiej se dikush nuk dëshiron më që unë të vazhdoj me United dhe nuk po flas vetëm për këtë sezon por edhe sezonin e kaluar. Jam bërë si delja e zezë dhe nuk kanë asnjë empati ndaj meje, as kur vajza ime ishte e sëmurë”.  

Fituesi i 5 Topave të Artë shton më tej se një trajner i Ralf Ragnik as nuk duhej emëruar në stolin e një skuadre si Manchester United. .

"Nuk e dija pse më kritikonte. Ndoshta sepse ishte në fundin e karrierës dhe unë në kulm. Nuk dua ta them por e vërteta është se unë jam më i mirë se ai".