Historike/ Golin e parë në "shtëpinë e re" të Partizanit në Superiore e shënon Skuka. Shikojeni!

Xhuliano Skuka në minutën e 17 të ndeshjes Partizani-Bylis, hyri në histori pasi u bë futbollisti që shënon golin e parë në fushën e stadiumit të ri që sot debuton me ndeshjen e parë të Superiores.

Kundër Bylisit, Skuka e zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë e 11-metërshit.