Dosja e Incineratorëve/ Ora News mëson emrin e një prej të arrestuarve, u firmosën 11 urdhërarreste. EMRAT
Ora News mëson emrin e një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit të ekzekutimit të 11 urdhërarresteve të përfshirë në aferën e incineratorëve.
Ai është Arben Dervishaj, mëson gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Dervishaj eshte pronar i kompanisë AVE CONSULTING e cila ka bërë supervizimin e projekteve të incineratorëve.
“Kompania e Dervishajt ka pasur rolin e konsulentit dhe ka përfituar shuma të mëdha parash. Prokuorira ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rolin e të arrestuarve" informon gazetarja e Ora News.
Dervishaj është edhe anëtar i Shoqatës së Ndërtuesve dhe zv.President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mësohet se janë ekzekutuar 5 urdhërarreste deri tani ndërkohë që 5 të tjerë nuk është mundur, pasi ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Emrat e personave të cilëve u është firmosur urdhër arresti
1-Arber Denizi
2- Juri Ymeraj
3- Silvester Dreza
4- Gentian Zifla
5- Arjola Kodra
6- Enver Sheshi
7- Robert Shabani
8- Regan Merdani
9- Luran Dusha
10- Arben Dervishaj arkitekt
