Banorët e Bërxullës në protestë para Kryeministrisë: Shteti na ka shitur për koncesionarin

Banorët e Bërxullës i vajtën këtë të mërkurë, 16 nentor 2022, poshtë zyrës kreut të qeverisë Edi Rama. Në protestën e tyre ata thanë se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por duan kompensim të drejtë të shtëpive dhe tokave të tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e Autostradës Thumanë - Kashar ka mbledhur këtë të mërkurë, 16 nentor,  në protestë në sheshin para kryeministrisë, banorët e Bërxullës që preken nga zbatimi i këtij projekti.

"Të dëgjohet zëri jonë. Kërkojmë të drejtën e gjakun tonë"

Ato janë të paqartë se çfarë do të ndodhë me pronat dhe banesat e tyre.

"Të vijnë të ulen në bisedime ministrja Balluku" tha një protetuese. 

Informacion kanë kërkuar dhe nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit ku kjo e fundit në përgjigjen e 3 nëntorit thotë se nuk rezulton që të ketë aplikim për leje apo vendim të miratuar nga KKT për objektin autostrada Thumanë - Kashar.

"Nuk kanë asnjë lloj leje ndërtimi për këtë rrugë" thotë një tjetër protestues.

Banorët thanë se nga projekti preken rreth 50 banesa.

"Me linjat e tensionit që do spostohen preken dhe 30 banesa, në total. Ndërsa sa i takon tokës flitet për 30 ha.

Problem për ta është dhe vlerësimi i pronës së tyre

"Nuk e dorëzojmë tokën as shtëpinë pa shpronësimet. Nuk jemi kundra projektit por na trajtojnë si bujkrobër e skllevër"

Ndihmën e kërkojnë nga institucionet shtetërore që t’i mbrojnë pasi pronat e tyre do ti mbrojnë me çdo kusht.

Kerkesat

Ata kërkojnë plotësimin e 3 kërkesave.

“E para është vlera e pronës.
E dyta çertifikimi i të gjithë pronave dhe i banesave, sepse kanë bër të gjithë aplikimet dhe nuk janë marrë , kanë 10 vjet që rrijnë në zyrat e shtetit.
E treta Projektin e rrugës. Si do zhvillohet rruga. Pa u plotësuar këto të treja ne nuk do ta lëm”