Debat në studio, Shtubina thotë se Tirana i kishte frikë, Aleksi: E tregojmë ndeshjen tjetër me fitore

Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Egnatias ka hapur debate në studion e emisionit “Ora Sport“ në “RTV Ora“. Shtubina është përplasur me batuta me Albano Aleksin.

Drejtori teknik i Egnatias ka thënë fillimisht se nuk është mërzitur nga humbja me Tiranën, pasi sipas tij bardheblutë e kishin frikë Egnatian.

Por menjëherë ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga Albano Aleksi, i cili nuk e pranon frikën te Tirana, ndërsa më pas sfidon me ndeshjen e ardhshme në fazën e tretë. Mesfushori i bardhebluve premton se do i mposhtin përsëri, për t’i vërtetuar kështu se nuk i frikësohen askujt.

Shtubina: “Nuk jam i mërzitur me humbjen me Tiranën, sepse Tirana na kishte frikë”.

Aleksi: “Kështu e mendon drejtori. Të ketë Tirana frikë Egnatian… Tirana nuk ka frikë asnjë”.