“Ta them troç”, Shtubina: Pse Laçi dhe Kukësi pretendojnë Europën dhe ne jo?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 22:04
Egnatia e këtij sezoni po bën paraqitje të shkëlqyera, duke mposhtur edhe ekipe të mëdha të futbollit tonë.
Shpëtim Duro ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe duket se rrogozhinasit do të shohin më shumë se mbijetesa këtë edicion në “Abissnet Superiore”.
I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “RTV Ora“, Ndriçim Shtubina ka thënë hapur se beson në arritjen e Europës.
Drejtori teknik i Egnatias është shprehur se përderisa ekipe si Laçi dhe Kukësi pretendojnë të shkojnë në Europë, atëherë përse të mos e bëjë edhe ekipi në të cilin ai punon.
“Unë jam nga ata që besoj për Europën. Po ta them diçka troç. Pse Laçi me Kukësin pretendojnë dhe të mos pretendojmë ne? Nuk më intereson fare për eksperiencën. Unë shikoj skuadrën”, tha ai.
