"Porti, lavatriçe për pastrim parash, Berisha: Edi Rama kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij
Debati mbi Portin e Durrësi mbetet çështja kryesore e ditëve të fundit teksa opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion, vjedhje dhe pastrim parash në shifra stratosferike nëpërmjet këtij projekti. Kryedemokrati, Sali Berisha, tha sot se bashkëpunëtorët kryesorë në këtë aferë janë vëllezërit Karriç.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, është shprehur se projekti i Portit të Durrësit synon ta kthejë qytetin në lavatriçe të pastrimit të parave.
Berisha: Tejkalon çdo lloj kodi, ligjor, etik moral. Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike në vend. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Këtu ndodh, sepse këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes së një populli, makineria e Edi Ramës që nuk ka të ngopur. shqiptarët në betejën e tyre.
Sipas Berishës aksioneri kryesor në atë që e konsideron megaaferë është vetë Edi Rama me 60% të aksioneve, dhe bashkë me të vëllezërit Karriç.
Berisha: Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.
Por pas protestës së mbajtur më 12 nëntor, Berisha paralajmëroi ndëshkim popullor për klanin Rama.
Ndërkaq u ndal dhe tek procesi i primareve ku Berisha bëri me dije se kanë dorëzuar dokumentacionin për tu bërë pjesë e garës mbi 200 personalitete.
