Marrëveshja për portin e Durrësit diskutohet seancën plenare të 24 nëntorit, 6 orë debat

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor-3 dhjetor 2022.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor,  të zgjasë 4 orë.

Mbledhja vendosi që debati për projektligjin “Për  miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë.

Marrëveshja për portin e Durrësit diskutohet seancën plenare