Dua Lipa mbyll turin e koncerteve në Shqipëri, në Tiranë për Festën e Pavarësisë

Të gjithë fansat nga Shqipëria të Dua Lipës që mbetën të zhgënjyer nga mungesa e Dua Lipës në Sunny Hill do të kenë mundësi të shijojnë muzikën dhe këngët e saj për festat e nëntorit.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja e hiteve ndërkombëtare përmes një videomesazhi.

"Jam shumë e emocionuar të njoftoj që shfaqja finale e "Future Nostagia Tour" do të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri, me 28 nëntor. Mezi po pres me ju pa me 28 nëntor për ditën e flamurit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë".