Ramazan Rraja shoqërohet në polici, bllokohen tre makina të blinduara
Nga Elton Qyno/ Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 13:55
Strukturat e policisë së Tiranës “Shqiponja”, kanë kryer një operacion në kthesën e Kasharit në Tiranë, ku është ndaluar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja.
Operacioni pas dyshimeve se persona të ndryshëm lëviznin me mjete të blindura dhe me armë.
Aksioni është kryer në kthesën e Kasharit, ku ende policia vijon të kryejë ndjekjen e personave, mëson Ora News.
Gjatë aksionit janë bllokuara tre aumjete tip Audi dhe një “Benz-Mercedez”, që dyshohet se janë të blinduara.

