Degjeneron në sherr e ofendime debati për projektin e Portit të Durrësit
Zhvendosja e portit të mallrave dhe ndërtimi në vend të tij, të Marina Jahte, në Durrës, si dhe të projektit të komplekseve të ndërtimit ka degjeneruar në sherr dhe ofendime, mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Shkak është bërë kërkesa për të qenë present ministrja, por dhe të mos lejohet të trajtohet ky projekt me procedurë të përshpejtuar.
“Këtu të vijnë dhe ta mbrojnë projektin ata që kan firmosur, do të thotë ministrja e Financave dhe ministrja e infarstrukturës, zëvendës kryeministrja” tha Edmond Spaho.
“Si ardhka natën kjo punë? Parëmbrëm erdhi kontrata, kontrata është 100 faqe, 99, besoj ju ka ardhur të gjithëve. Ka ndonjë prej nesh që i lexon 99 faqe? Atje ke celulari i vogël ku ai shpjegon. Pa u shpjeguar me një jurist. Që kur ndodh kjo ngutje, mua më kap dyshimi,që kjo sështë punë e pastër” tha Dashamir Shehi
Debatet vijuan dhe me akuza personale dhe replika të forta.
Opozita ka akuzuar se kompania investuese është “off shore” ndërsa po i falen taksa dhe toka ku do të realizohet investimi.
