Miliona euro për plehrat, arrest me burg për Mërtirin, masë e re për Bllakon

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “Arrest me burg në mungesë” për biznesmenin e incineratorëve Mirel Mërtiri. Ai I shtohet numrit të përsonave të dyshuar që kanë abuzuar me incinertorin e Elbasanit. Bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallia është shpallur në kërkim prej disa muajsh ndërkohë që akuzë e re për rastin e Elbasanit pritet ti shtohet edhe ish-deputetit Alqi Bllako.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë masë sigurie “arrest me burg” për biznesmenin Mirel Mërtiri, bashkëjetues i Stela Gugallias, i cili sipas akuzës është pronari faktik i kompanisë përfituese. Mërtiri i cili është shpallur në kërkim sipas prokurorisë fshihej pas emrit të bashkëjetuses së tij Stela Gugallia, dhe ka rezultuar se është përfitues direkt edhe në incineratorin e Elbasanit.

RTV Ora mëson se masa është kërkuar në Gjykatën e Posaçme dhe është pranuar nga kjo gjykatë ndërkohë një masë të dytë për rastin e Elbasanit pritet ti komunikohet edhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, I cili në këtë dosje akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë avokatët e të akuzuarve janë njohur me materialet hetimore dhe deri në 23 nëntor kanë afat për të dërguar pretendimet e tyre, të cilat do të vlerësohen nga prokuroria dhe më pas dosja pritet të dërgohet për gjykim. Gjithashtu RTV Ora ka mësuar se në proces përfundimtar është edhe incineratori i Fierit ku prokurorët pritet të marrin të pandehur edhe për këtë incinertori edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë patur lidhje me abuzimet e bëra.

Avokatët e të akuzuarve do të kërkojnë në gjykatë të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila nëse pranohet u siguron të pandehurve uljen e një të tretës së dënimit. Sipas dosjes së spak, pikënisje e hetimeve për aferën e incineratorëve ka qenë kallëzimi i bërë nga lëvizja socialiste për integrim. Pas mbylljes së hetimit për elbasanin pritet që veprimet të vijojnë për incineratorët e Fierit dhe Tiranës pasi tek ky i fundit drejtësia ende nuk ka vepruar.