Taulant Balla: Berisha në borderonë e Kremlinit prej shumë vitesh. Me Metën, bedelat e Putinit në Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ndoqi linjën e kryetarit të tij në diskursin politik.

Pak orë pasi kryeministri Rama deklaroi se është një parti tjetër që ka marrë para ruse, Balla pohon se e di por refuzoi ta bëjë publike.

“Është e vërtetë që është dhe një parti tjetër e përfshirë në çorbën ruse dhe në ditët e në javët në vijim. Ndërkohë gjatë prononcimit për median akuzoi edhe Metën se po bën luftën e Putinit në Shqipëri. Luftën e Putinit në Shqipëri po e bëjnë bedelat e Putinit si Saliu e Meta.

Gazetarja: Dini se kush është partia tjetër që ka marrë para ruse?

Taulant Balla:Duro pak. Ua kemi thënë, ka një çorbë. Në atë çorbë ka vite që ziejnë interesat e Rusisë. Berisha e Meta ishin shoqëri aksionere. Votuan në Strasburg rezolutën që i bëri dëmin më të madh Shqipërisë e shqiptaëve në disa dekada.”

Më tej Balla akuzoi Berishën se bashkëpunimi i tij me Rusinë ka nisur vite më parë.

Taulant Balla: “Sali Berisha është në borderonë e Kremlinit prej shumë vitesh mund të ketë qenë në bordero që kur theu embargon e e gjithë komunitetit ndërkombëtar kundër Millosheviç. Që Sali Berisha duhet të sqarojë marrëdhëniet me UDB... Është e vërtetë që është dhe një parti tjetër e përfshirë në çorbën ruse.