Tjetër aksident në vend, makina përplas 48 vjeçaren në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 21:16
Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend, kësaj rradhe në Berat.
Një 48 vjeçare është përplasur nga një automjet në vendin e quajtur "Ura e Hanit", Berat.
"Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur "Ura e Hanit", shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
