Aksident në Thumanë - Fushë Krujë, dy të plagosur, njëri mbeti i bllokuar për 50 minuta
Nga Ora News Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2022, 08:07
Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Derven në aksin e rrugës Thumanë - Fushë Krujë.
Dy automjete, një Foriustradë dhe një furgon mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.
Drejtuesi i fugonit ka mbetur i bllokuar për rreth 50 minuta brenda mjetit, ndërsa është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.
"Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.
Ai është dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës.
