Tik Tok nëpër shkolla, edhe mësuesit protagonistë

Udhëzimi për ndalimin e celulareve gjate mesimit nuk zbatohet, në shkollat shqiptare. Këtë e konfirmojnë jo vetëm nxënësit, por edhe videot e bëra nga ta, në ambientet e klasave. Në rrjetin social “Tik Tok”, ata publikojnë video. Mësuesit jo vetëm që i lejojnë, por bëhen dhe protagonistë.

Në nëntor të 2018 Ministria e Arsimit nxori një udhëzim përmes së cilit ndalohet përdorimi i celularëve në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze.

Ky udhëzim duhet të zbatohet nga mësuesit dhe nxënësit, megjithatë duket se jo të gjithë janë bindur.

Dhe sot, kjo shihet qartë nga videot që publikohen në rrjetet sociale, e sidomos në Tik tok, i cili ka nxjerr zbuluar moszbatimin e këtij udhëzimi, të firmosur nga ministrja e asaj kohe Lindita Nikolla.

Pjesë e vidjove janë edhe mësuesit.

Ndërsaq në një tjetër regjistrim duket që të rinjtë nuk shqetësohen, nga prania e mësuesve.

Ky nxënës, i cili nuk dëshiron të identifikohet, trgon se celularët nuk ua mbledhin, para se të futen në mësim.

“Po e marim telefonin, se na duhet për raste urgjente, por nuk lejohet përdorimi i telefonit. Apsolutisht nuk bëhet kontroll,” tha një nxënës.

Grumbullim të tyre bëjnë, vetëm kur kanë testim.

“Në raste testimesh, mblidhen telefonat. Po ka pasur raste te tilla,sepse ndonjëherë, disa nuk e respektojn këtë rregull” tha ai.

Sipas udhzimit të Ministrisë së Arsimit, nxënësit duhet të kontrollohen para hyrjes në klasa, e celularët t’i marrin përsëri kur të mbarojë procesi mësimor.

Në rast shkelje, atëherë merret aparati celular dhe duhet të njoftohen prindërit e nxënëist, për ti komunikuar situatën.