“Referendum” Meta: Bashkë me Berishën kemi firmosur për tu bërë zot të këtij vendi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e organizuar nga opozita u shpreh se rilindasit janë kaq të pashpirt sa arrijnë deri aty sa vjedhin edhe bukën e jetimëve.

Ai tha se së bashku me PPD-në është firmosur një marrëveshje historike për tu dhënë një herë e përgjithmonë të gjithë fuqinë për të qenë Zot të vendit tonë: Referendumin

Meta: Këta rilindas janë kaq të pashpirt sa arrijnë deri aty sa vjedhin edhe bukën e jetimëve. Sepse kjo qeveri mafioze vetëm shtyp të varfrit dhe fukarenjtë dhe mbron e amniston të fortët, mafiozët, trafikantët dhe oligarkët.

Të nderuar qytetarë fjala juaj është ligj, fjala juaj është urdhër për veprim, fjala juaj është mision, fjala juaj është e vërteta e padiskutueshme e popullit. Së bashku me Partinë Demokratike kemi firmosur një marrëveshje historike për tu dhënë një herë e përgjithmonë të gjithë fuqinë për të qenë Zot të vendit tonë: Referendumin! Përpara për të shpëtuar flamurin tonë kombëtar.