Meta: Rama jeton në luks, ndërsa shqiptarët zhyten në mjerim, e kanë kapur për gryke nga oligarkët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e sotme u shpreh se në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%.

Sipas tij, qeveria e kapur për gryke nga oligarkët dhe mafia po bën gjithçka që të asgjësojë prodhimin vendas me taksa të reja dhe akciza të jashtëzakonshme

Meta: Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët zhyten në mjerim.

Qeveria e kapur për gryke nga oligarkët dhe mafia po bën gjithçka që të asgjësojë prodhimin vendas me taksa të reja dhe akciza të jashtëzakonshme dhe po godet pa mëshirë shtresën e mesme, që ti dobësojë e ti detyrojë të largohen nga vendi.