Berisha nga sheshi i protestës: Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë, kurse ty të pret burgu
Pas Ilir Metës, protestuesve ju drejtua kreu i PD-së Sali Berisha.
Në fjalën e tij ai e përshkroi pjesëmarrjen si "cunam i lirisë së shqiptarëve".
Bota na sheh si njerëzit e gomoneve, vijoi Berisha se Rama ka shkatërruar votën.
"Ky armik është vërsulur me gjithë makinerinë e narkoshtetit të tij tu rrëmbejë shqiptarëve votën, dinjitetin, shpresën, besimin".
"Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes, ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin, ai që të merr votën të ka marrë dhe vendin" shtoi ai.
Kryedemokrati tha se Rama me rrëmbimin e votës ka rikthyer monizmin.
"Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Monizmin tënd do ta arkivojmë sëbashku me ty por ti ashtu siç ushton ky shesh e ke vendin tënd në burg, në regjim special dhe atje do të çojmë."
