Meta: Rama po e ndjek protestën nga çarteri i tij luksoz, por shumë shpejt do të jetë para drejtësisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e sotme në bulevardin para zyrës së Kryeministri Rama.
Meta tha se Rama po e ndjek këtë protestë nga çarteri i tij luksoz dhe shtoi se ai shumë shpejt do të jetë para drejtësisë për ato që ka bërë.
Meta: Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por fjala tradhtar. Sot tradhtari e ndjek këtë miting të fitores nga çarteri luksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë sipas firmave të hedhura nga vetë ai. Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mund dhe sakrifica. Ju i kërkoni llogari qeverisë për çdo gjë sepse mbani me taksa.
Ju keni të drejtën që ta shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj e sheshin dhe e tradhtojnë atdheun sikurse bën rilindja. Rilindja ka axhendë vidh, shpopullo dhe shpartallo. Ne jemi ndër vendet e para në botë për korrupsion,. Shtëpia e tyre nuk janë Shqipëria, por off-shore ku kanë fshehur paratë tuaja. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve jashtë vendit.

