"Jam Olsi Kasemi, nga Lazarati", studenti i inxhinierisë shkakton ovacione, protestuesit e duartrokasin

Mes shumë folësve që ju drejtuan protestuesve të opozitës së mbledhur në shesh ishin dhe studentë.

Një prej tyre edhe Olsi Kasemi, student i inxhinierisë së ndërtimit.

Ai krijoi ovacione në radhët e protestuesve sapo prezantoi origjinën e tij, Lazaratin.

"Pershendetje, o njerez te lire!Une jam Olsi Kasemi nga Lazarati, student i inxhinierise se ndertimit dhe i punesuar ne te njejtin sektor".

Gjatë fjalës së tij ai parashtroi problemet me të cilat përballen të rinjtë në kryeqytet për të përballuar jetesën e përditshme.

"Jam ketu sot, per te mbeshtetur qellimet e kesaj proteste, qe si konkluzion, do te riktheje shpresen tek qytetaret. Kur erdha si student ne Tirane, ne vjeshten e kater viteve kaluar, bashke me mua e nisen rrugetimin dhe 4 shoket e mi te femijerise, qe vit pas viti, nje e nga nje, i mori me vete, disa gomonia, e disa te tjere fundi i konteniereve te kamioneve, per te kaluar kufirin per nje jete me te mire.

Shpeshhere, kur shikoj faturat qe me duhet te paguaj ne fund te muajit, kur shikoj çmimin e naftes, kur shikoj te rinjte qe vriten rrugeve nga policia e shtetit, mendoj largimin tim pa kthim, pastaj kthjellohem dhe mendoj se ai qe duhet te iki nuk jam une. Je ti Edi Rama! Ti dhe shpura jote e qelbur e korrupsionit, duhet ta lini kete vend nje ore e me pare, dhe jo ne, te rinjte qe mundohemi e stermundohemi ta bejme kete vend me te begate, ndonjehere duke derdhur edhe lot nga pamundesia. Urrejtja e nje populli qe lengon, ka filluar ngjize uraganin e lirise, qe po i kthen shpresen shqiptareve se Shqiperia do te behet,  e nuk do te ndalet.Ne kembe, ne kembe, ne kembe".