"Duhet të ngrihen edhe të vdekurit", revolta e të moshuarit: Djali i vetëm më ka marrë rrugët nga fukarallëku
Ky i moshuar, 80 vjeç, ka marrë rrugën nga Kavaja për të protestuar sot para kryeministrisë.
Për gazetarin e Ora News, Edison Vatnikaj, ai thotë se arsyeja kryesore pse sot është në shesh është ekonomia e rrënuar.
Ai thotë se për këtë arsye djali i tij i vetëm ka marrë rrugët e emigrimit dhe në Kavajë ka mbetur i vetëm me bashkëshorten.
"Jam 80 vjeç. Ka shumë probleme, kryesorja ekonomia. Na rrejti me 3 mijë lerkë të vjetra, as një litër vaj. Korrupsioni i madh, paratë tona i mer qeveria, Edi Rama. Ai merr djersën tonë. Taksat na i ka rrit, çmimet i ka rrit. Këtu duhet të dalin të vdekurit jo të gjallët. E ka çuar gjendjen më keq se në kooperativë bujqësore. Rrogat si ka rritur, pensionet, jo marrë dhenë se nuk ka punë këtu, nuk ka ku të fukarallëku në kulm. Si mos të vij?
Një djalë kam dhe më ka ushqehet. Ai është në Greqi në punë të zezë. Nuk ka ku të shkojë më keq. Po ikin njerëzit me gomone me kokë në dorë. Pse ikin? Se nuk kanë. Ky kryeministër mos qoftë më! Unë jam kavajs, nga Kavaja kam ardhur sot. Nuk ka më kohë për mesazhe. Qeverisë duhet ti dalim ballë për ballë. Unë jam ngritur nga dysheku dhe kam ardhur. E dua djalin këtu, familjen këtu".

