Mandarinat vendase në krizë, fermerët: Ulja e çmimit na çon në kolaps

Fermerët vendas vijojnë të jenë në vështirësi sa i përket prodhimeve të tyre. Në Sarandë prodhuesit e mandarinës flasin për një sërë pengesash në punën e tyre. Ulja e çmimeve dhe rritja e kostove po ndikon shumë tek ta, ndërsa shprehen se nëse kjo situatë do të vijojë, do e kenë të pamundur vijimin e kultivimit.

Fermerët në Mursi të Konispolit kanë filluar këtë fundjavë vjeljen dhe eksportin e mandarinës. 

Ky vit duket se ka qenë i mbarë përsa i përket prodhimit të mandarinës. Gjithashtu eshe moti ka qen në favor.

"Pemët kanë ecur mirë deri tani," thotë një fermer.

Aktualisht produkti është shitur nga fermerët me 50 lek kg, por ata druhen se çmimi do të ulet nga java në javë. Dhe nëse dicka e tillë ndodh shumë prej kultivuesve të mandarinës, sidomos ata që kanë më pak prodhim do të zhyteshin në borxhe.

"Për punën e çmimit e kemi pak problem. Ka diskutime, ka rënë shumë. Fillimi i sezonit është me një çmim shumë të ulët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Me prodhimin e tyre janë të kënaqur, por nuk janë të kënaqur me çmimin e shitjes. Duam të dimë se cila është arsyeja, se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit fermerët i kanë rritur me një kosto… Nëqoftëse vjet i kanë rritur me 1 mijë lekë për një bimë, sivjet u ka kushtuar me 15 mijë lekë," thonë ata.

Bashkia e Konispolit është prodhuesja dhe eksportuesja më e madhe e mandarinës në vend, por jo të gjithë fermerët përfirojnë nga subvescionet. Nëse çmimi i mandarinës do të ulet ata thonë se kanë menduar edhe të mos i kultivojnë më.

"Nëqoftëse bie akoma është shumë e vështirë, sidomos ne që kemi pak. Nëqoftëse vazhdon kjo situatë, fermerët shumë shpejt do detyrohen që ti lënë," tha një banore.

Këtë vit fermerët po përballen me mungesen e fuqisë puntore. Edhe pse pagesa ditore për puntorët eshtë rritur, emigrimi i të rinjëve ka sjell vështirësëi për të gjetur puntor.

"Ka vështirësi shumë, puna e punëtorëve është shumë keq.

Sivjet ka shumë probleme për punëtorë," thonë ata.

Mandarina mbetet burimi kryesor i të ardhurave për fermerët dhe banorët e zonës së Konispolit.