Në shesh kundër qeverisë, Belind Këlliçi: Qytetarët e kanë në dorë protestën

Deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe njëherësh kandidat në primare për kreun e bashkisë së Tiranës në një prononcim për Ora Neës u shpreh se është i bindur për një pjesëmarrje masive në protestën e ditës së sotem.

Belind Këlliçi: Do ta shikoni vetë, rrugët janë gjithë gjallëri. Tirana është plotë. Njerëzit janë duke vërshuar deri tani pranë sheshit. Jam i bindur për një pjesëmarrje masive.

Është aluduar dhe për një skenar në media që do të futeni në kryeministri.

Belind Këlliçi: Lëre çfarë thonë në media. Protesta është paqësore por sigurisht që zemërimi i qytetarëve ka kaluar çdo limit. Në gjykimin tim sot çdo qytetar normal i këtij vendi është në revoltë. Çdo i ri është në revoltë sepse shifrat e shpopullimit të vendit janë katastrofike. Ajo çfarë ka ndodhur me median tuaj është katastrofike. Censura që ju ëhstë bërë dhe fakti që ju është konfiskuar media për shkak të konfliktit me qeverinë dhe me Erion Veliaj personalisht. Dhunimi i qytetarëve i përditshëm jam i bindur se ka shkaktuar këtë revoltë të qytetarëve që besoj se sot do shumë se kurrë do ta mbushin këtë shesh.

Ai ka veshur një bluzë me një mbishkrim që tregon një mesazh për teatrin.

Belind Këlliçi: Është mesazh për teatrin, që do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Teatri Kombëtar ishte një nga veprat e trashëgimisë kulturore që ne kishim dhe të cilin Erion veliaj me një të rënë të lapsit e fshiu për ti fshirë memorien këtij qyteti, për të cilin kemi dhënë premtim konkret se në rast se PD e fiton bashkinë e Tiranës dhe PD do ta fitojë bashkinë e Tiranës gjëja e parë që do të bëjë do të ndërtojmë teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Sa e dobishme ëshët kjo protestë në këto momente?

Belind Këlliçi: Është protestë me kërkesë të qytetarëve. Kjo është protesta e parë që hap siparin e aksionit politik, do të mbetet për tu parë vijimi i protestave, duhet parë dhe ditën e sotme. Do të jenë vetë qytetarët që do ët vendosin se si do të jetë aksioni dhe vijimi i protestave.