Porti i Durrësit në Kushtetuese/ Bardhi kunj me PD-në e Berishës: Bëni opozitë reale, boll u tallët!

Deputeti demokrat Gazment Bardhi shkruan në Twitter se pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese pas ratifikimit të saj.

Sipas tij, deputetët e Berishës kanë goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues.

Ai shton se afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament.

Bardhi: Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?

Keqardhje për çdo deputet që është betuar mbi Kushtetutë dhe nënshkruan idiotësi juridike & tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues! Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament.

Porti i Durrësit në Kushtetuese/ Bardhi kunj me PD-në e

Porti i Durrësit në Kushtetuese/ Bardhi kunj me PD-në e