Rama e pyet si ndihet që po ndihmon Ballkanin dhe njerëzimin, Macron: Do ta bëjmë të gjithë bashkë

Kryeministri Edi Rama sërish është munguar që të jetë në qendër të vëmendjes në Forumin e Paqes me ftesë të Presidentit, Emmanuel Macron, në Paris.

Ai e pyeti presidentin Macron se si ndihet lidhur me ndihmën që po i jep Ballkanin Perëndimor dhe njerëzimin në përgjithësi?

Rama: Doja të pyesja në emër të të gjithëve, sepse nisi me  përqafime për Putinin, vazhdoni të ndihmoni Ballkanin Perëndimor dhe shkoi deri te shpëtimi i njerëzimit. Si ndiheni për këtë?

Macron: Besoj se këtë gjë do ta bëjmë të gjithë bashkë, nuk mendoj se kjo barrë do të jetë vetëm në shpatullat e mia. Kjo është hera e pestë që mbajmë këtë forum. Unë kam besim çdo ditë se mund të përballemi me këtë botë komplekse.