"Miza e kalit... bajga e kalit... jashtëdalje.. " Rama nga foltorja, Salianji nga karrigia. Replikat ofenduese në Parlament
Seanca e sotme e Kuvendit ku diskutohet pr/buxheti 2023 dhe u miratua kalimi me procedurë të përshpejtuar pr/ligji për portin e Durrësit përshkallëzoi në një gjuhë ofenduese jo parlamentare, jo të denjë për kuvendin.
Një nga këto debatet ishin dhe mes kryeministrit Edi Rama që fliste nga foltorja e Kuvendit dhe deputeti demokrat Ervin Salianji që fliste nga vendi.
Salianji fliste pa mikrofon, por gazetarja e Ora News Katerina Hysenllari zbardhi replikat.
Edi Rama: Jeni bedela
Ervin Salianji: Mos guxo të flasësh si ordiner se ke njerëz përballe që s’pjerdhin për ty.
Edi Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s’ke faj ke dite të vështirë.
Ervin Salianji: Nuk pjerdh une as për ty as për proceset e tua. Kërcëno ndonjë të mbaruar.
Edi Rama: Po të informoj se dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Ti je një bedel pasionant. Ti je si miza nën të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën.
Evin Salianji: Ti je si bajga e kalit që po kuterbon jo vetëm këtu por gjithë Shqipërinë.
Edi Rama: Dhe me atë ide qëndroje nën të ndenjurat e kalit e luaje rolin e shqiponjës duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme. Rri aty se ke ditë të vështirë. Kujdes me fjalorin. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizimit.
Ervin Salianji:Ta thashë dhe ta them s’te pjerdh fare as ty as kercenimet e tua, ki kujdes me gjuhen, ordiner, hajdut, bandit.
